• Roni Klein

Lindita konfirmon pjesmarrjen në koncertin promovues në Madrid


Madridi, është edhe qyteti i fundit i cili i shtohet listës së koncerteve promovuese para Eurovisionit, gjithashtu edhe "stacioni i fundit", për të patur fatin për të kënduar përpara shumë spektatorësh të huaj, para udhëtimit në Ukrainë. Do të jenë 19 artistë pjesmarrës, ata të cilët do të këndojnë këngën e tyre pjesmarrëse përpara publikut spanjoll dhe të huaj, në "Sala La Rivera" të Madridit, më datë 15 Prill 2017.


Lindita ka konfirmuar tashmë pjesmarrjen e saj në këtë koncert, i cili është i pari i këtij lloji në Spanjë.

Koncerte të tilla janë tashmë një traditë në Londër dhe Amsterdam.

Kalendari i Linditës është tashmë i mbushur me evente të tilla, duke filluar nga "Eurovision in Concert 2017" i cili mbahet më datë 8 Prill, në Amsterdam.

Ajo do të merrte pjesë edhe në koncertin e Londrës, "LDN Eurovision 2017" por ajo sapo ka anulluar vizitën e saj atje me një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook me fjalët "

"Keqardhje për fansat në Mbretërinë e Bashkuar, sepse nuk mundem të marr pjesë nesër London Eurovision Party! Kam disa impenjime të cilat kam të caktuara këtu në SH.B.A. Ju uroj t'ja kaloni jashtzakonisht bukur. 🌟🍸🍸❤️❤️❤️⭐️⭐️⭐️ Dashuri për të gjithë,

Lindita"

Ashtu siç tregoi ajo në në edicionin kryesor të lajmeve në RTSH të datës 13 Mars, përveç këtyre koncerteve, Lindita do t'a promovojë këngën e saj pjesmarrëse në Eurovision, edhe në Mal të Zi dhe Greqi.


Koncerti i Madridit "Eurvosion PreParty 2017" do të drejtohet nga ish-përfaqësuesja e Spanjës në vitin 2014, këngëtarja Ruth De Lorenzo.

Ja edhe lista e plotë e pjesmarrësve në këtë koncert:

  • Shqipëria - Lindita

  • Franca - Alma

  • Polonia - Kasia Mos

  • Cekia - Martina Bárta

  • San - Marino - Valentina Monetta & Jimmie Wilson

  • Austria - Nathan Trent

  • Rumania - Ilinca feat. Alex Florea

  • Gjeorgjia - Tamara (Tako) Gachechiladze

  • Letonia - Triana Park

  • Belgjika - Blanche

  • Robin Bengtsson

  • Spanja - Manel Navarro

  • Serbia - Tijana Bogicevic

  • Lituania - Fusedmarc

  • Qipro - Hovig

  • Mali i Zi - Slavko Kalezic

  • Bullgaria - Kristian Kostov

  • Moldavia - Sunstroke Project

  • Izraeli - Imri

Më poshtë ëdhe posteri i eventit të Madridit.


#ESC2017 #Promo #Albania #Spain #EurovisionPreParties

0 views

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now